7.6 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Lladrovci i prekur thellë për vdekjen e shokut, Gjeneral Imri Ilazi

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci pas varrimit të gjeneral Imri Ilazin, ka deklaruar se “jeta dhe vepra atdhetare e Gjeneral Imri Ilazit është trashëgimi për gjeneratat, e nisur nga rinia e hershme, në rrethana me aktivitete kundër regjimit e deri në ballë të ushtarëve çlirimtar kundër okupatorit serb, fuqizimin e ushtrisë dhe shtetit tonë”.

Postimi i plotë i tij në fb:

Jeta jonë ishte e lidhur më fortë me vepra se me fjalë. Të shkuara miku im Imri. Je shok e atdhetar shembull për gjenerata, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Dhimbja për njërin nga më besnikët e kombit, Imri Ilazin, është e madhe. Sot, Kosova dhe kombi shqiptar është më i varfër për një gjeneral të devotshëm që lirinë e Kosovës e kishte qëllim jetësor.

Ai sot, u largua nga ne fizikisht, por, përgjithmonë, do ta kemi në zemër, për jetën dhe veprën e tij. Me Imriun e pata një jetë të përbashkët në rrugën e nderit, rrugën atdhetare. Kujtimet e mia për Gjeneral Imri Ilazin, është e pamundur të përfshihen në një vend si ky,

Shoqëria dhe miqësia ime me Imriun, filloi nga 1984. Aktivitetet e asaj kohe kundër regjimit serb, ishin punë që bëheshin pa bujë e pa vetëlavdrime.

Si shok, kemi ndarë edhe dhomën e përbashkët. Në angazhime dhe veprimtarinë atdhetare si studentë, kemi qenë të pandashëm.

Jeta në mërgim dhe përkushtimi për lirinë e Kosovës, na bashkoi edhe nëpër qytetet e klubet shqiptare për mobilizimin e atdhetarëve rreth UÇK-së në shtetet ku vepronin mërgimtarët.

Edhe orën e nisjes nga Gjermania për Kosovë, përkushtimin dhe vendosmërinë për ta kryer me nder detyrën e kishim të përbashkët, për t’iu bashkuar çlirimtarëve në luftën tonë të shenjtë për çlirim.

Çlirimin e vendit e arritëm, bashkë vazhduam në TMK dhe aktivitetet tjera për fuqizimin e shtetit, shtetësisë dhe Republikës së Kosovës. Ai kontribuoi edhe me aktivitetet politike si kandidat për deputet i PDK-së dhe qeverisjen e mirë në Ferizaj.

Jeta jonë ishte e lidhur me obligimet e detyrimet atdhetare, ku Imriu ishte një kolos i fjalës dhe veprave.

Imriu ishte guximtar i pashoq, i durueshëm, i vendosur, me vizion për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, organizator e përbashkues, trim dhe largpamës i shquar. Grada Gjeneral, për veprimtarinë e tij atdhetare e ushtarake është meritore dhe është shenjë e një jete të shkëlqyer ushtarake e atdhetare.

Jeta dhe vepra atdhetare e Gjeneral Imri Ilazit është trashëgimi për gjeneratat, e nisur nga rinia e hershme, në rrethana me aktivitete kundër regjimit e deri në ballë të ushtarëve çlirimtar kundër okupatorit serb, fuqizimin e ushtrisë dhe shtetit tonë.

Ai asgjë nuk i mori Kosovës dhe kombit, dha aq sa mundi dhe diti, ka dhënë pa e kursyer veten, me një jetë të veçantë atdhetari që e bën të paharrueshëm ndër breza.

I përhershëm është kujtimi për Gjeneral Imri Ilazin!

Lavdi jetës dhe veprës atdhetare miku im i paharrueshëm, Imri Ilazi!

https://www.facebook.com/share/p/2xzs2FYaXksMwybU/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit