Lladrovci: Fuqia e popullit tonë për të rezistuar, do kujtuar dhe nderuar çdo ditë

- Advertisement -

 

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit dhe masakrave të forcave serbe ndaj qytetarëve të pambrojtur, në Gllanasellë, Poklek dhe Çikatovë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci mori pjesë në homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë memorialeve të tyre, në shenjë nderimi dhe kujtimi.

 

Postimi i Lladrovcit në fb:

 

Dje dhe sot, kanë qenë ditë shumë të rënda për qytetarët e komunës tonë dhe më gjerë. Dje, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike, kemi përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e kombit, Mehdi dhe Sylejman Bytyqi, si dhe kemi nderuar dhe përkujtuar martirët e lagjes Krasniqi, Topilla dhe Kurrumeli, në Gllanasellë,

 

Ndërsa sot, në përvjetorin e ngjarjeve tragjike të 17 prillit 1999, kemi bërë nderim për dëshmorët e kombit në Marinë, si dhe nderuam kujtimin për martirët në Poklek, Çikatovë dhe Krajkovë.

 

Me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë e qytetarë, kemi vendosur kurora me lule dhe kemi bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit: Sokol Elshani, Fetah Kiqina, Besim Mala dhe Halil Bajraktari.

 

Dy masakrat tronditëse, ajo në Poklek dhe Çikatovë, dëshmojnë gjenocidin serb ndaj qytetarëve shqiptarë, masakra të cilat për herë të parë, në korrik të vitit 1999, janë bërë të njohura nga mediat ndërkombëtare për opinionin botëror dhe administratori Bernard Kuchner.

 

Fuqia e popullit tonë për të rezistuar nëpërmjet sakrificës sublime, duhet kujtuar dhe nderuar çdo ditë.

 

Po ashtu, duhet vlerësuar jashtëzakonisht dy manifestime kulturore, Koncerti i shkollave “Halil Bajraktari” dhe “Ali Gashi”, kushtuar 1.432 fëmijëve të vrarë dhe përurimi i librit të Bardhyl Mahmutit, “Revolta e Syzifit”, kushtuar Masakrës së Poklekut, ku Fadil Muqolli është në qendër të librit.

 

Kjo datë tragjike për Poklekun dhe për të gjitha familjet që pësuan në këtë masakër dhe komunën tonë, me promovimin e këtij libri, ishte më e veçantë, sepse, tregon një tragjedi të tmerrshme e cila është edhe e trupëzuar në libër.

 

Promovimi i librit kishte program cilësor dhe prani të madhe të qytetarëve, ku folën Fadil Muqolli, Ramadan Avdiu, Adnan Asllani dhe Bardhyl Mahmuti, botim nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.

 

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

 

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

 

https://www.facebook.com/share/1HpwGuUYfj/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit