Lladrovci fton për tubim: Le të jetë mesazhi ynë për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!

- Advertisement -

Me rastin e tubimit zgjedhor në Drenas, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët duke cekur që të jetë mesazhi për heronjtë e luftës dhe paqes!

Ftesa e Lladrovcit në fb:

Qytetarë,

Tubimi ynë i sotëm në ora 19:30, qoftë hapi i parë për fitoren shembullore të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas dhe gjithandej vendit tonë!

Ne, kemi qenë të zgjuar gjatë një shekulli, kur disa flinin,

Kemi qenë të bashkuar, kur fjala bashkim kishte tjetër porosi,

Jemi të drejtë e trima, kur e kërkon atdheu, jo fushatat,

Kemi qenë të vendosur e bashkëpunues për shtet e shtetësi,

Jemi përgjithmonë mirënjohës për aleatët tanë,

Prandaj, sot, Sheshi “Fehmi e Xhevë Lladrovci” le të jetë mesazhi ynë për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!

#125
#PDK
#BedriHamza1
#StopKrizësNdryshoKosovën

https://www.facebook.com/share/1CBPeGmVLb/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit