Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Girona, në kuadër të xhiros së gjashtë për fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
“Reds” fituan me rezultat minimal 0:1, sfidë të cilën e dominuan në aspektin e posedimit dhe rasteve të krijuara.
Mysafirët e nisën shumë më mirë duke pasur mundësi përmes Joe Gomez dhe Darwin Nunez, megjithatë asnjëri s’i finalizoi
Girona gjithashtu kishte disa raste shënimi përmes Frances, Gil e Gutierrez, sidoqoftë edhe këto rezultuan të jenë larg konkretizimit.
Donny van de Beek ishte fytyra tragjike e spanjollëve duke bërë një ndërhyrje te Luis Diaz, kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm doli të jetë Mohamed Salah, i cili e vulosi fitoren e mysafirëve (63’).
Liverpool ishte afër ta shënonte edhe golin e dytë, përmes Alexander-Arnold nga gjuajtja e lirë, mirëpo portieri vendas bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
Kësisoj, Liverpool mbetet e pamposhtur në Ligën e Kampionëve duke mbledhur 18 pikë derisa Girona zë pozitën e 30-të me tre sosh.