Liverpooli po vazhdon sigurt drejt titullit të 20-të kampion në Premierligë.
Të besuarit e Arne Slot morën edhe sot një fitore të madhe në këtë rrugëtim drejt titullit kampion.
Liverpooli arriti që të mposhtë West Hamin në “Anfield” me mjaft vështirësi.
Ishte Luis Diaz që ia dha epërsinë Liverpoolit në pjesën e parë, me rezultat që u mbyll edhe 45-minutëshi i parë.
Në të dytin, West Ham rrezikoi disa herë portën e Allissonit, mirëpo tek në minutën e 86-të shënoi golin e barazimit me ndihmën e Andy Robertson.
Por, Liverpooli nuk u dorëzua dhe Virgil van Dijk shënoi për 2-1.
Me këtë fitore, “Të Kuqtë” kanë 76 pikë, 13-të më shumë se vendi i dytë, Arsenali.
West Hami në anën tjetër është në vendin e 17-të, por pa rrezikuar rënien nga liga.