20.9 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Liverpool triumfon në derbin ndaj Chelseas

- Advertisement -

Liverpooli ka shënuar fitore të ngushtë në derbin ndaj Chelseas, për xhiron e tetë në Premierligë.

“Reds” triumfuan me rezultat 2:1, në përballjen që doli të jetë mjaftë e zjarrtë nga fillimi.

Chelsea ishte më e rrezikshme në fillim, duke kërkuar edhe një penallti te Jadon Sancho, por që gjyqtari nuk e dha.

Ishte Liverpooli që kaloi në epërsi përmes Mo Salah, i cili realizoi nga pika e bardhë pasi Lovi Colwill shkaktoi 11-metërshin (29’).

Për vendasit u akordua edhe një tjetër penallti pak minuta më vonë, sidoqoftë reagoi VAR-i për ta ndryshuar vendimin.

Në pjesën e dytë, Chelsea e nisi më mirë. Nicolas Jackson mori një pasim të bukur dhe me një finalizim të saktë e barazoi rezultatin (48’).

Megjithatë, shpresa e mysafirëve për një përmbysje zgjati tre minuta më Mohamed Salah që asistoi për Curtis Jones, i cili realizoi lehtë nga afërsia për t’ia kthyer epërsinë Liverpoolit (51’).

Pas kësaj, dy skuadrat angleze kishin edhe disa raste shënimi megjithatë dështuan t’i konkretizonin.

Kësisoj, Liverpooli rikthehet si lider në Premierligë me 21 pikë ndërsa Chelsea renditet në pozitën e gjashtë me 14 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit