5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Lituania do ta sanksionojë Rusinë për planet e saj për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Lituanisë tha se do të kërkojë sanksione të reja kundër Rusisë në përgjigje të planeve për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, sipas një deklarate të lëshuar të dielën, raporton CNN.

Ministria tha se kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të saj me partnerët e saj euro-atlantikë se si t’i përgjigjen planeve të fundit të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe e quajti atë “një përpjekje tjetër nga dy regjime diktatoriale të paparashikueshme për të kërcënuar fqinjët e tyre dhe të gjithë kontinentin evropian”.

“Këto janë lëvizje të dëshpëruara nga (presidenti rus Vladimir) Putin dhe (udhëheqësi bjellorus, Aleksandër) Lukashenko për të krijuar një valë tjetër tensioni dhe destabilizimi në Evropë. Këto veprime po e tërheqin Bjellorusinë më tej në luftën me Ukrainën dhe në konfrontim me botën demokratike.” – thuhet tutje në reagim.

“Bjellorusia, e cila po humb gjithnjë e më shumë sovranitetin e saj, mbështet dhe ndihmon agresionin rus dhe integrohet gjithnjë e më shumë në planet ushtarake të Rusisë, është një faktor rreziku shtesë për rajonin e Balltikut.” – ka shtuar ministria.

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka arritur një marrëveshje me Bjellorusinë për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e saj, por nuk do të shkelë marrëveshjet e mospërhapjes së tyre.

The Guardian raporton se Putin ka thënë për median shtetërore ruse që presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e kishte ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi e cila kufizohet me vendin anëtar të NATO-s, Poloninë.

“Nuk ka asgjë të pazakontë as këtu: së pari, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur prej kohësh armët e tyre taktike bërthamore në territorin e vendeve të tyre aleate.Ne ramë dakord që do të bëjmë të njëjtën gjë – pa shkelur detyrimet tona, theksoj, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore,”- ka thënë Putin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit