Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka uruar Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Ai poashtu ka uruar edhe qytetarët e Serbisë për siç ka thënë ai vullnetin e tyre.
Millatoviq në nj postim në Facebook është shprehur i bindur se ky rezultat do të hap një kapitull të ri mes dy vendeve
“Urime Listës Studentore për fitoren në zgjedhje, ndërsa qytetarëve të Republikës së Serbisë për vullnetin e tyre demokratik të shprehur qartë. Jam i bindur se ky rezultat zgjedhor do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në miqësi, dialog të sinqertë dhe përkushtim ndaj së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar ai në X.





