4.4 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Lista e PDK-së fillon me Bedri Hamzën dhe përfundon me Ilirik Musliun

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lista e publikuar mbrëmë fillon me kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamzën me numër 1 dhe përfundon me Nënkryetarin e degës së PDK-së në Prishtinë dhe njëkohësisht edhe ish-drejtor i shërbimeve publike në Prishtinë, Ilirik Musliun me numër 11O.

Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës që Bedri Hamza t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë, është një zotim për ta çuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Në anën e kundërt të listës, me numrin unik 11O, Ilirik Musliu simbolizon synimin e partisë për zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve në vend.

Nga numri 1 deri në numrin 11O, lista e kandidatëve të PDK-së paraqet një gamë të gjerë personalitetesh, duke përfshirë të gjitha moshat, profesionet dhe rajonet. Diplomatët, profesorët, mjekët, ndërmarrësit, ekonomistë, gratë e të rinjtë, reflektojnë zotimin e partisë për të përfaqësuar çdo cep të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit