Lista e LDK’së, Gashi: Renditja ka rëndësinë e saj, por më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me numrin 28 në listën zgjedhore të partisë.

Përmes një postimi publik, Gashi tha se renditja në listë ka rëndësinë e saj, por sipas tij, më e rëndësishme mbetet lidhja me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna me përkushtim.

Ai e cilësoi demokracinë si një vlerë që u jep qytetarëve mundësinë të zgjedhin me bindje dhe me zemër për Kosovën që dëshirojnë të shohin në të ardhmen.

“Unë do të garoj me numrin 28. Me shpresë, me energji pozitive dhe me vullnet për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës sonë”, ka shkruar Gashi.

Në fund të mesazhit të tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me bindje, të zgjedhin me besim dhe të vendosin me shpresë.

Të ngjashme

Të fundit