Lirohet një pronë e uzurpuar e MBPZhR-së në Stankaj të Rugovës

- Advertisement -

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka njoftuar se është liruar prona e Institutit Bujqësor të Kosovës në fshatin Stankaj të Rugovës, në komunën e Pejës.

Ky veprim është bërë në bazë të një marrëveshjeje ndërmjetësimi dhe një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas ministrisë, ky proces është pjesë e një vendimi më të gjerë për rikthimin në posedim të pronave publike që janë shfrytëzuar pa bazë ligjore.

Ministria ka theksuar se të gjitha pronat e institutit që janë uzurpuar do të identifikohen dhe lirohen përmes procedurave ligjore.

Po ashtu, MBPZhR u ka bërë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të paautorizuar që të lirojnë pronat dhe të respektojnë vendimet e institucioneve, duke theksuar se qëllimi është mbrojtja e pasurisë publike dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Të ngjashme

Të fundit