12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Linda mbi marrëdhënien e Santianës dhe Bucit: Jeni sikur çift i martuar që 27 vjet, edhe kur përlaheni jeni shumë të lezetshëm

- Advertisement -

Afrimiteti i vërejtur mes Santianës dhe Bucit brenda shtëpisë ka çuar në spekulime nga bashkëbanorët dhe shikuesit.

Lind ka shprehur mendimin se mes dy banorëve ekziston një energji e veçantë që tejkalon shoqërinë.

Që nga hyrja e tyre në shtëpi, Buci dhe Santiana kanë treguar një lidhje dhe intimitet që ka tërhequr vëmendjen. Ata janë parë shpesh së bashku, të zhytur në biseda intime dhe duke ndarë momente që shihen si shenja të një marrëdhënieje më të thellë.

Ndonëse të dy janë në lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother, të cilat janë konfirmuar edhe nga mesazhe të mbërritura nga partnerët e tyre, dyshja nuk ka ulur intesitetin e afërsisë mes tyre.

Kjo situatë ka bërë që ata të bien pre e krutikave dhe komentimeve, duke i vënë ata në qendër të vëmendjes dhe diskutimit.

Në prani të Adrit dhe ilirianës, Buci thotë që s’ka ndjenja, dhe çdo gjë aty është fals.

Linda shprehet duke thënë: “Ju s’mund të qëndroni larg njëri-tjetrit, jeni sikur çift i martuar që 27 vjet, edhe kur përlaheni jeni shumë të lezetshëm.”

Ndërsa Buci e kundërshton shumë duke thënë që gjithçka është lojë, dhe nuk ka ndjenja.

Linda më tutje vazhdon: “Ti s’ke dashtë me ndodhë kjo, s’e ke paramendu që del një vajzë si Santi. Ajo ta ka marrë një pjesë të zemrës.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit