15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kurti shkon te miqtë për Krishtlindje: Momenti kur kryeministri mbërrin në Oslo (Video)

Nacionale ka siguruar një video ku shihet kryeministri Kurti teksa del nga aeroplani pas arritjes në Oslo.

Në video Kurti shihet i buzëqeshur dhe teksa komunikon me shqiptarë të tjerë që ishin në aeroplan.

Udhëtimet e Kurtit në Norvegji janë më të shpeshta, pasi atje jeton edhe vajza e tij. Këtë e kishte konfirmuar edhe Kurti muaj më parë gjatë një konference për media.

“Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo, por kjo nuk do të thotë që kur janë me mua janë i dhunshëm, pasi kjo konferencë ishte për kampanjën kundër dhunës”, thoshte Kurti.

E në një intervistë vite më parë, kryeministri kishte treguar si ishte njoftuar me bashkëshorten e tij.

“Me bashkëshorten time jam njohur në Prishtinë, ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji. Vajza dhe bashkëshortja kalojnë kohë edhe në Kosovë edhe në Norvegji, ne gjatë verës shkojmë më shumë në Norvegji”, deklaronte ai.

“Gruaja ime ka familjen atje dhe natyrisht unë do jem përgjegjës para qytetarëve të Kosovës, por kjo s’do të thotë që unë s’do shkoj asnjëherë në Norvegji“, shprehet Albin Kurti.

Bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita Augestad Kundsen, është studiuese e lartë në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI), një instituticion kërkimor norvegjez me qendër në Oslo.

Në deklarimin e pasurisë, Kurti ka deklaruar se një apartament 67 metra është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Kurse, para të gatshme të deklaruara, Kurti i ka bërë të ditura 23 mijë euro gjithashtu në emër të bashkëshortes në Oslo.

Një ditë para se kryeministri të udhëtonte për Oslo, ai mbajti një konferencë për media ku deklaroi se Serbia është duke përgatitur një sulm ndaj Kosovës.

Aty, Kurti tha se Serbia është duke organizuar sulme të tjera ndaj Kosovës siç ishte rasti në Banjskë.

“Paramilitarët e Radoiçiqit po strehohen pra në objektet që ai i ka në pronësi në këtë park turistik, dhe përveç akomodimit, anëtarët e grupit terrorist paguhen rreth 2.000 euro në muaj. Deri në shtator të këtij viti, ato janë shfrytëzuar nga turistët me qira. “Qendra për Ekologji dhe Zhvillimin e Sportit”, që gjendet në brigjet e liqenit të Ujmanit dhe Hotel “Rajska Banja”, që gjendet në afërsi të Manastirit të Banjskës, janë dy pika tjera që janë përdorur nga Radoiçiq, e të cilat janë ndërtuar me fonde të Qeverisë së Serbisë. Njëra ishte vizituar nga Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, e tjetra nga Kryeministrja Ana Bërnabiq”, tha Kurti.

“Njëkohësisht, një grup prej rreth 80 personash, të gjithë të larguar nga Kosova, kanë vazhduar ushtrimet në poligonin “Zimovnik”, në afërsi të Rashkës. Ky poligon për nga madhësia radhitet menjëherë pas atij në “Pasuljanke Livade”, dhe aty ushtria serbe kryen ushtrime ushtarake të ndryshme, përfshirë edhe gjuajtje me tanke, për shkak të hapësirës së gjerë që ka rrotull. Trajnimet drejtohen nga ushtarakë të pensionuar serbë, të cilët kanë grada të larta, si gjeneral, kolonel e nënkolonel, dhe të cilët kanë njohuri shumë të mira për Kosovën pasi që mbase edhe kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së luftës te ne. Ushtrimet janë duke i kryer për vendosjen e minave anti-tank në kushte dimërore dhe për snajperistë. Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut, me qëllim “marrjen” e vilës së Radoiçiqit në brigjet e liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht, për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi”, deklaroi kryeministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit