Këngëtarja Linda Halimi po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.
Artistja, e cila jeton në Amerikë, së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një paraqitje mjaft joshëse.
E veshur me rroba të ngushta, Linda ka vënë në pah linjat trupore, duke dëshmuar se është në formë të shkëlqyer.
Paraqitja e saj e fundit nuk kalon pa u vënë re, teksa këngëtarja vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.







