Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 71-vjetorin e lindjes së Fehmi Lladrovci dhe 70-vjetorin e Xhevë Lladrovci, duke nderuar jetën dhe veprën e tyre në shërbim të lirisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka vlerësuar Fehmiun dhe Xhevën si shembull të qëndresës, guximit dhe dashurisë për atdheun, duke theksuar se ata mbetën deri në fund të palëkundur në rrugën për liri.
“Sakrifica dhe vepra e tyre vazhdojnë të jenë frymëzim për brezat që vijnë”, ka shkruar Limaj.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi e përjetshme Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit!”.






