8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Limaj pas rezultateve përfundimtare: Mirënjohje e falënderim të gjithë qytetarëve që besuan në angazhimin tonë

- Advertisement -

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i NISMA’së, Fatmir Limaj, ka reaguar duke falënderuar votuesit e këtij subjekti politik.

Ai shprehu mirënjohje për 25,718 votuesit e Nisma’së që besuan në angazhimin e saj për Kosovën.

“Së bashku, me punë dhe përkushtim, do të arrijmë synimet tona për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar”, ka shkruar Limaj, raporton Scanner.

Postimi i plotë: 

Të nderuar qytetarë të Kosovës,
NISMA Socialdemokrate, falë punës dhe angazhimit të gjithë strukturave, aktivistëve dhe qytetarëve që besuan në programin tonë, do të përfaqësohet me tre mandate në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Mirënjohje e falënderim i veçantë për 25,718 qytetarë që besuan në vizionin dhe angazhimin tonë për një Kosovë më të zhvilluar. Ky besim na obligon edhe më shumë që, me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi, të punojmë për të mirën e vendit tonë.
Së bashku, me punë dhe përkushtim, do të arrijmë synimet tona për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit