Limaj nga Malisheva: Më 7 qershor t’i themi stop krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të angazhimeve për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Scanner.

Limaj ka theksuar rëndësinë e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike që synojnë ndryshimin e gjendjes aktuale në vend. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesin alternativën që, sipas tij, do t’i japë fund krizës dhe do të hapë një kapitull të ri për Kosovën.
“7 Qershori është dita kur të bashkuar, duhet t’i themi stop krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën”, ka deklaruar Limaj gjatë takimit me strukturat e NISMA-s në Malishevë.

Takimi është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të koalicionit zgjedhor, me fokus mobilizimin e mbështetësve për ditën e votimit.

Postimi i plotë:

Takim mobilizues me strukturat e NISMA-s në Malishevë.

7 Qershori është dita kur të bashkuar, duhet t’i themi stop krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën!

#STOPKrizes #PDK125

https://www.facebook.com/share/1NHjiSZbAD/

Të ngjashme

Të fundit