Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj përmes një video ka thënë se Kosova ka nevojë për vepra të reja.
Limaj ka deklaruar se një politikan duhet që vazhdimisht të prodhojë ide dhe të ketë iniciativë që është në shërbim të Republikës dhe shumicës.
‘‘Politikani duhet në vazhdimësi të prodhojë ide e vetë-iniciativë që janë në shërbim të Republikës dhe shumicës. Politikani duhet të dijë fort që në momente të caktuara të ballafaqohet me argumente politike por edhe të bëj kompromise kur duhet në shërbim të vendit.” – ka thënë ai.
Limaj tutje ka shtuar se “janë njerëz të veprave” dhe sipas tij janë angazhuar për vepra që kanë ndryshuar jetën e qytetarit të Kosovës.
“Siç e dini ne jemi njerëz të veprave, gjithë historia jonë jetësore tregon që ne jemi angazhuar për vepra që kanë ndryshuar jetën e qytetarit të Kosovës, e posaçërisht në shtet-ndërtimin. Kosova ka nevojë për vepra të reja. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë investim të fuqishme në sistemin energjetik. Energjia përveç zhvillim ekonomik është edhe siguri kombëtare. Energjia është siguri, ekonomi dhe ky është fokusi kryesor i projektit të ardhshëm dhe ëndrra ime e ardhshme. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për vepra.” – ka thënë ndër të tjera Limaj. /Express/