Për të u pajtuan krejt partitë, por dikush gjeti mangësi.
Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme përfundoi në Gjykatën Kushtetuese në janar të këtij viti nga Avokati i Popullit pasi u kontestua përfshirja e grave në lista.
Nga Avokati i Popullit nuk është kërkuar masë e përkohshme, e ligji mbetet në fuqi i pandryshuar.
Por zbatimi i kësaj norme edhe mund të pezullohet sipas Hilmi Jashari që ka drejtuar këtë institucion, nëse evidentohen shkelje nga gjykata.
Së fundi kur krejt partitë po i përmendin zgjedhjet, edhe nëse shpallen ato mund të pezullohen nga gjykata më e lartë në vend, sipas Viona Bunjakut nga FOL.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është miratuar në Kuvend më 8 qershor 2023.