Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se arsyeja e mosvotimit të ligjit për Specialen në lexim të dytë, është mungesë e ‘’vullnetit’’ të LVV’së.
Hamza, ka shtuar se kjo është mungesë e ‘’vullnetit politik dhe kontribut për destabilizimin e vendit’’.
‘’Nuk ka pengesa përveç mungesës së vullnetit të partisë shumicë në pushtet. Është mungesë e vullnetit politik është një kontribut për destabilizimin e vendit, dhe është një çështje që s’po dojnë me kry.
Hamza, ka kritikuar VV’në duke thënë se kjo e fundit është ‘’përgjegjëse për situatën në vend’.
‘’Ka pas opsione. S’po të pëlqen me PDK, bone me LDK’në. Po me LDK’në s’po me pëlqen, me PDK’në s’po më pëlqen. Me LDK’në ni palë kritere të tjera, me PDK kritere tjera. Është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend”, ka thënë mes tjerash Hamza






