“Ligjet e natës”: Çka miratoi Kuvendi pas ndërprerjes së energjisë elektrike?

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës mbrëmë pas mesnatës ka miratuar në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2027. Në këtë seancë, ku pati shumë përplasje mes pozitës dhe opozitës, kishte edhe momente të ndërprerjes së diskutimeve të paplanifikuara.

Kjo pasi si rrallëherë seanca e kuvendit mbrëmë para mesnatës është ndërprerjes për shkak të ndaljes së energjisë elektrike në ndërtesën e Kuvendit.

Vetëm pas rikthimit të energjisë është bërë i mundur vazhdimi i seancës dhe miratimi i projektbuxhetit dhe çështjeve të tjera.

Me gjithë debatet dhe kundërshtimet e opozitës, Projektbuxheti për vitin 2027 është miratuar pas mesnatës. Pro buxhetit, i cili pritet të jetë 4.27 miliardë kanë votuar 61 deputetët e pushtetit.

Pas mesnatës, Kuvendi ka miratuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave të emergjencës në furnizim me energji. Masat do të jenë në fuqi për 60 ditë.

Sipas masave emergjente ndërmarrja “Ibër-Lepenci” detyrohet të prodhojë energji nga Ujmani për konsumatorët me të drejtë shërbimi universal.

Po ashtu, masat parashohin edhe themelimin e një Komitet Teknik Emergjent.

Edhe kjo pikë është përcjellë me reagime të shumta nga deputetët e partive opozitare.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për shkak të gjendjes së rëndë në vend me energji.

Ai ka thënë se ajo është fajtore që vendi gjendet në këtë krizë energjetike.

Kurse, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë se pushtetit në këtë fushë po vepron vetëm sa për sy e faqe. “Rregullatorin e energjisë ja u mbikëqyrin tregtarët e energjisë. Kështu që ligjin e keni bërë sa për sy e faqe sa ja u ka lyp pako evropiane. Edhe ata e kanë kuptuar kush ju udhëheq ju”, ka thënë Ymeri.

Në orët e para të ditës së sotme Kuvendit në lexim të parë edhe Projektligji për efiçencë të energjisë dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Të ngjashme

Të fundit