akup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, për të tretën ditë radhazi.
Mbrëmë rreth orës 17:00 ai është marrë nga shtëpia dhe është dërguar në selinë e EULEX-it ndërsa pak minuta më parë është sjellë sërish tek shtëpia e tij në Prishtinë.
Ndërsa, forca të shtuara policore të EULEX-it po bëjnë përcjelljen e tij në vazhdimësi, derisa gjatë ditës më pas siguria u besohet zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët veçse janë vendosur para shtëpisë.
Kjo është dita e tretë me radhë e vizitës së Jakup Krasniqit, i cili erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësorë të bashkëshortes së tij.






