Lidhja Demokratike e Kosovës alarmon për sulm kibernetik dhe manipulim digjital

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një deklarate publike, duke shprehur shqetësim për atë që e cilëson si sulm të organizuar kibernetik dhe fushatë të koordinuar manipulimi digjital ndaj komunikimit të kryetarit të partisë dhe thirrjes së tij për Tubimin e Bashkimit.

Sipas LDK-së, brenda pak minutash mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në rrjetet sociale për të deformuar perceptimin publik dhe për të krijuar një atmosferë të rreme refuzimi e polarizimi.

Partia opozitare ka paralajmëruar se manipulimi digjital, propaganda e organizuar dhe ndërhyrjet hibride mund të jenë pjesë e strategjive të fushatës së ardhshme zgjedhore.

Në reagim, LDK thekson se demokracia dhe vullneti qytetar nuk mund të zëvendësohen nga profile false apo rrjete propagandistike, duke bërë thirrje për zgjedhje të lira, debat të ndershëm dhe standard demokratik në vend.

Të ngjashme

Të fundit