-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Libri “Shtëpia me gjak në mure” u shpërndahet familjarëve të të masakruarve

- Advertisement -

Autori i librit “Shtëpia me gjak në mure”, Afrim Hysenaj, ka njoftuar se këtë libër, menjëherë pas botimit, ua ka shpërndarë të mbijetuarve të masakrës së Poklekut të Vjetër dhe familjarëve të tyre. Gjithashtu, ai ka bërë me dije se ky libër tashmë gjendet edhe në shtëpinë-muze në Poklek të Vjetër, aty ku forcat policore dhe ushtarake serbe kanë kryer masakrën ndaj popullatës shqiptare.

Një prej familjarëve të familjes Muçolli, Fadili, pasi ka pranuar këtë libër nga autori, ka shkruar:

Pranimi i një libri të nënshkruar nga autori, për një temë kaq personale, qenka shumë emocionuese dhe domethënëse. Marrë parasysh qasjen e autorit, vlerësimi paraprak dhe pritjet janë të larta, çka edhe do ta bëjnë më të veçantë leximin e këtij libri.

Në përgjithësi, lexuesit do ta ketë mundësinë që në mënyrë të përmbledhur ta gjejnë historinë, kulturën, ekonominë dhe familjen tipike shqiptare të Kosovës, përfshirë edhe sakrificën e popullit shqiptar, me fokus sakrificën e familjes Muqolli, Elshani, Caraku, Hoxha dhe Kluna.

Libri i autorit Afrim Hyseni titullohet ‘Shtëpia me gjak në mure’ dhe do të ofrojë një lexim thellësisht prekës dhe pikëllues, duke eksploruar ndikimin e luftës në familjet e lartpërmendura. Përveç përshkrimit të ngjarjes prej dëshmitarëve nga perspektiva të ndryshme, në këtë libër autori vë në pah edhe perspektiven e tij, e cila  ofron njohuri të vlefshme për përvojat  njerëzore në luftën e fundit në Kosovë”.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”. Përurimi i tij, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, do të bëhet në oborrin e shtëpisë-muze në Poklek të Vjetër shumë shpejt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit