Burrë e grua janë vrarë sot brenda një veture të tipit Audi Q7 në Balldren të Lezhës.
Sipas Top Channel, njëri nga viktimat është Kreshnik Mujeci, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje tragjike nuk dihet ende.
Mediat raportojnë se trupat e viktimave ndodhen ende brenda automjetit, teksa Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.






