Sulmuesi Robert Lewandowski e ka konfirmuar që do të largohet nga Barcelona në fund të stinorit.
Polaku numëron tri tituj La Liga, një Kupë të Mbretit dhe tri Superkupa të Spanjës me katalunasit.
I transferuar tek ta më 2022, ai ka realizuar 119 gola nga 191 paraqitje për kampionët spanjollë.
Në mesazhin e tij emocional, Lewandowski deklaroi se “misioni është kompletuar”, duke falënderuar klubin, tifozët dhe presidentin Joan Laporta për besimin dhe përvojën në Barcelonë.
“Po largohem me ndjesinë se misioni ka përfunduar. 4 sezone, 3 kampionate”, shkroi Lewa.
“Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që mora nga tifozët që në ditët e mia të para. Katalunia është vendi im në tokë”.
Lewandowski pritet ta zhvillojë ndeshjen e fundit në “Camp Nou” ndaj Real Betisit, ku tifozët katalunas do t’i japin lamtumirën njërit prej sulmuesve më të mëdhenj të epokës moderne.






