Albin Kurti i Vetëvendosjes beson se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit partia e tij do të ketë rezultat mbi 500 mijë vota dhe mbi 60% të votës popullore.
Këtë ai e tha për një faqe fejsbuku “Ulpiana Press.”
“Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të kakuar ishim afër 400 mijë, në dhjetor afër 500 mijë, e besoj që me 7 qershor e tejkalojmë 500 mijëshin. Meqenëse 51.1% po na thojnë që nuk mjafton, besoj që 60% ju mjafton,” tha Albin Kurti.






