15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Leverkuseni i Granit Xhakës nuk di për humbje, e eliminojnë West Hamin dhe arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

- Advertisement -

Bayer Leverkuseni ka treguar edhe një herë se është skuadër për t’iu pasur frikën, pasi kanë kaluar tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3:1 ndaj West Ham United.

Skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso, e fitoi ndeshjen e parë 2:0 një javë më parë, ndërsa në fundjavë u shpallën kampion të Bundesligës për herë të parë në histori të klubit.

E tëra që ju nevojitej ishte menaxhimi i rezultatit në ndeshjen kthyese dhe këtë e arritën për mrekulli, ndonëse ishin duke pësuar humbje për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Antonio shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 2:1.

Tutje, deri në minutat e fundit të takimit nuk pati gola, duke menduar se Leverkusen po pësonte humbjen e parë sezonale.

Por kjo nuk ndodhi. Kampioni i Bundesligës me heroin Frimpong barazuan rezultatin një minutë para fundit të takimit, duke evituar humbjen dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Bayer Leverkusen në gjysmëfinale do të takohet me Romën e Daniele De Rossit, me këta të fundit që fituan ndaj Milanit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit