18 C
New York
Sunday, June 16, 2024

Buy now

FFK nikoqire e programit UEFA CFM, certifikohen 30 pjesëmarrës nga 9 shtete

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës për herë të dytë ka qenë nikoqire e programit të UEFA-s, CFM (Certificate in Football Management). Ky program i UEFA-s ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që janë të përfshirë në klubet dhe organizatat e futbollit dhe që dëshirojnë të avancojnë nivelin e tyre në menaxhimin dhe performancën në këtë fushë.

Ceremonia e certifikimit u mbajt sonte në një atmosferë të ngrohtë në “Emerald”, pas 9 muajve të përkushtimit dhe punës së palodhshme të pjesëmarrësve të këtij programi.

Në fakt, në këtë program ishin të përfshirë 30 pjesëmarrës, prej të cilëve 20 nga klubet kosovare dhe 10 të tjerë nga federatat e tjera si Malta, Portugalia, Italia, Finlanda, Franca, Izraeli, Greqia dhe Shqipëria.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj UEFA-s, për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Ai gjithashtu falënderoi ekipin e FFK-së për angazhimin e tyre të pakursyer në këtë program, si dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e këtij projekti të rëndësishëm.

Thomas Junod, drejtor i Akademisë së UEFA-s i përshëndeti pjesëmarrësit e këtij programi për përpjekjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në rrugën e zhvillimit personal dhe profesional për 9 muaj të tërë. Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit në futboll, Junod nënvizoi se futbolli është sport kolektiv, ku të gjithë duhet të punojnë së bashku për të arritur suksesin.

Ai gjithashtu bëri një falënderim të veçantë për klubet, duke e vlerësuar kontributin e tyre në avancimin e futbollit si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunimin e tyre të ngushtë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta në këtë fushë.

Profesori Mickael Terrien falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për organizimin e CFM-së, duke e cilësuar atë si një sukses dhe një hap të rëndësishëm drejt avancimit të menaxhimit të

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit