Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka mposhtën Paderborn me rezultat 3-1 për tu kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Victor Boniface hapi rezultatin për Leverkusen në minutën e 12-të të lojës, derisa Exequiel Palacios e dyfishoi epërsinë e vendasve.
Sebastian Klaas ngushtoi epërsinë, përpara se Patrik Schick të vuloste dilemën e fituesit.
Xhaka kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.
Ndërkohë te Paderborni i Bundesliga 2, startuan Florent Muslija dhe Visar Musliu.
Mbrojtësi Musliu kompetoi ndeshjen, ndërsa Muslija luajti deri në minutën e 68-të.