14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Leonora Jakupi tregon se kush po e “pengon” që ta caktojë datën e dasmës (Video)

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi në 50 pyetjet e Prives ka folur për planet e saj të dasmës.

E pyetur se kur e ka ndërmend të martohet, ajo me shaka e tha se po pret derisa dizajneri Valdrin Sahiti të ketë kohë të lirë, përcjell Klankosova.tv.

“Sikur edhe videoklipet që shpeshherë ka ndodh që janë përcaktuar në bazë të veshjeve të Valdrin Sahitit, në bazë të datave që i ka caktuar ai, po më duket që edhe dasmën ka me e caktu ai, jo fustanin, por ai kur të ka kohë të lirë”, u shpreh ajo.

Leonora Jakupi gjithashtu tregoi se si dëshiron ta bëjë organizimin e dasmës.

“Për qejfin tim dasmën e bëj më pak persona, me familjen dhe rrethin e ngushtë të miqëve”, u shpreh këngëtarja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit