Leonora Jakupi i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri më 12 shtator

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

- Advertisement -

Përmes mesazhit të saj, Jakupi ka ftuar qytetarët që më 12 shtator të bashkohen në Prishtinë dhe të ngritin zërin në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Thirrja e Leonora Jakupit i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen këto ditë nga artistë, figura publike, ish-luftëtarë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë për Marshin për Liri.

Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, me mesazhin për drejtësi, liri dhe mbështetje për çlirimtarët.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Bashkohemi për çlirimtarët. Bashkohemi për liri.

Të ngjashme

Të fundit