19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Lenjani: Inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem

- Advertisement -

Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Lenjani ka reaguar pasi është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe me 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.

Lenjani me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se “Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem”.

Reagimi i plotë:

Realiteti i një gjykimi të ndikuar nga politikat ditore dhe inatet…

Para se të gjykosh jetën time, të kalurën time, humanitetin, pastërtinë, modestinë, karekterin tim… vish një herë këpucat e mia, dhe shkel në ato shtigje në të cilat kam kaluar jetën time me shumë mundime.

Jetoje me shpirtin tim, me dyshimet mia, me friken time dhe me dhimbjet për ju ata që më gjykuat pastërtinë dhe dinjitetin tim do të mbeteni të trupëruar.

Ndikimet e ndryshme, inatet politike nuk do të ndikojnë që unë do të dorëzohem.

Kjo është Kosova, kur vritet, burgoset dinjiteti im shpirtëror, ndershmëria dhe puna ime 36 vjeçare.

Unë duhet të gjykohem për këto arsye:

Pse e kam lëshuar shtëpinë shkollë?

Pedagog në rrethanat e jashtëzakonshme ?

Për edukimin e arsimimin e shumë gjeneratave ?

Për 21 libra të botuara dhe shumë publikime të tjera?

Për avansimin e SHME dhe shumë projekteve?

Për humanitet ndershmëri dhe pastërti profesionale 36 vjeçare?

“Jetojme në një kohë të përjetimeve të dhimdhshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit