0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Lëndimi i rëndë i Carvajal, pritet të mungojë deri në 10 muaj

- Advertisement -

Ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e Real Madridit, Dani Carvajal.

Kjo pasi që ai e pësoi një lëndim tejet të rëndë në ndeshjen kundër Villarealit.

“Los Blancos” përmes një njoftimi bënë të ditur se ai pritet të mungojë goxha gjatë, tetë deri në 10 muaj.

Në njoftim thuhet thuhet se “do t’i nënshtrohet një operimi ditëve në vazhdim”.

“Pas testeve të kryera ndaj lojtarit tonë Dani Carvajal nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, atij i është diagnostikuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë, një këputje e ligamentit kolateral të jashtëm dhe një këputje e tendinit popliteal në këmbën e djathtë. Ai do t’i nënshtrohet operacionit në ditët në vijim”, thuhej në njoftimin e Real Madridit.

Skuadra e Carlo Ancelottit, arriti që të triumfojë kundër “nëndetëses së verdhë” me rezultat 2:0.

Golat për “mbretërit” i realizuan Federico Valverde si dhe Vinicius Junior.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit