Roma nuk ka hequr dorë nga Endrick dhe pritet të provojë sërish transferimin e brazilianit në merkaton e janarit.
Sulmuesi po gjen shumë pak hapësira te Real Madridi, duke luajtur vetëm katër minuta këtë sezon. Për këtë arsye, Endrick po mendon largimin dhe Roma mbetet një nga destinacionet e mundshme.
Drejtori sportiv Tony D’Amico synon të rikthejë kontaktet me Real Madridin, me idenë e një huazimi. Një ndihmë e rëndësishme për klubin italian po vjen nga Carlo Ancelotti. Trajneri i Brazilit ka bërë thirrje publike që sulmuesi të luajë më shumë, pasi pa minuta nuk mund të vazhdojë zhvillimin e tij, dhe bjë kalim te Roma sipas italianit të famshëm do të ishte perfektempër lojtarin.
Ndeshja Roma-Real Madrid në Champions League më 14 tetor mund të shërbejë si mundësi për të diskutuar sërish për transferimin.






