Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Në Parlamentin Evropian, në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE – Kosovë, Lekaj ka thënë se këto sanksione janë duke e dëmtuar Kosovën.
Sipas tij, BE-ja sanksione duhet t`i vendos Serbisë.
“Me lejoni ta them një shqetësim tonin që e kemi nga sanksionet e Bashkimit Evropian, që kanë ndikuar dukshëm në këtë drejtim. Prandaj, ju lutem që bashkërisht të angazhoheni dhe me të vërtetë Kosovës t`i hiqen sanksionet sepse nuk e meriton. Nëse dikush meriton sanksione, dihet se kush është me veprimet që i ka bërë kundër dialogut, por edhe në rajon, dhe ajo është Serbia”, ka thënë Lekaj