Legjenda e Gjermanisë e jep verdiktin e tij: A e meriton Harry Kane Topin e Artë?

- Advertisement -

Lothar Matthäus, legjenda e futbollit gjerman, ka zbuluar mendimin e tij për pozitën që e zuri ylli i Bayern Munichut, Michael Olise, në renditjen e Topit të Artë 2026.

Olise ishte në Londër të hënën për ta mbështetur bashkëlojtarin e tij, Harry Kane, i cili e fitoi Topin e Artë dhe i dha fund pritjes 45-vjeçare të klubit bavarez për këtë çmim.

Francezi përfundoi në vendin e nëntë pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Francës.

Shumë tifozë të Bayernit mendojnë se ai e meritonte një pozitë më të lartë, por Matthäus nuk pajtohet me ta, duke vënë në pah nivelin e lartë të konkurrencës.

Në një artikull për “Sky Germany”, të publikuar nga “Yahoo Sport”, ai tha: “Olise në vendin e nëntë është një rezultat i drejtë”.

Ai shtoi: “Duhet t’i shikoni emrat e lojtarëve që përfunduan para tij në renditje, si Rodri, Ousmane Dembélé dhe Erling Haaland. Në përgjithësi, ishte një votim i shkëlqyeshëm. I përgëzoj të gjithë ata që e organizuan procesin dhe morën vendimet”.

Sipas ish-yllit të Gjermanisë, Kane ishte fituesi i merituar i këtij çmimi.

“Jam i lumtur për të gjithë ata që fitojnë një çmim, por mendoj se Harry Kane është lojtari që e meritonte Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër”, shkroi ai.

Ai e shpjegoi edhe arsyen: “Ky çmim përfaqëson vlerësimin për një lojtar që tregoi vazhdimësi gjatë një sezoni të tërë, argëtoi tifozët dhe ishte një shembull për t’u ndjekur”.

Të ngjashme

Të fundit