Trajneri Patrick Vieira është bërë kryetrajneri i Genoas pasi klubi italian shkarkoi Alberto Gilardinon.
Francezi ka qenë pa klub që kur u largua nga skuadra franceze Strasbuorg në verë.
Kësisoj, ai do të tentojë ta këndellë Genoan, skuadër kjo që ka pësuar gjashtë humbje në 12 paraqitjet e fundit në kampionatin italian, ku për këtë arsye edhe u shkarkua Gilardino.
Vieira tashmë ka menaxhuar disa klube që kur u pensionua nga futbolli aktiv, ngase ka qenë edhe në krye të New York Cityt, Nice dhe Crystal Palace.
Arritjën më të madhe e bëri te Palace, ku arriti të qëndronte në vendin e 12-të në Premierligë, ku skuadra e tij ishte lavdëruar tejmase për stilin e lojës sulmues që zhvillon.
Ai u shkarkua pastaj në muajin mars nga Palace si pasojë e 12 ndeshjeve pa fitore.
Përndryshe, Vieira do t’ia bëjë sefte në krye të Genoas ndaj Cagliarit të dielën.