LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

- Advertisement -

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kryetarët e degës së këtij subjekti politik do të mblidhen në një takim pasditen e sotme.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, në takim do të shqyrtohet bashkëpunimi me Listën e Vjosa Osmanit lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit.

Takimi mbahet me fillim nga ora 16:00.

Qytetarët e Kosovës më 7 qershor do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të ngjashme

Të fundit