Partia Socialdemokrate ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për të garuar në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Kryetari i këtij subjekti Dardan Molliqaj, ka folur para mediave për këtë iniciativë.
Molliqaj shpalosi edhe detaje rreth asaj se çka do të ofrojë PSD-ja për qytetarët në rast se bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Dinamizimi i opozitarizmit që është shumë i rëndësishëm. Qasje e fuqishme ndaj çështjeve që ne mendojmë se janë të rëndësishme si: pabarazia, mungesa e demokracisë që nënkupton kapja e bordeve, institucioneve dhe çështja e marrëdhënieve me jashtë”, deklaroi Molliqaj.
Ai shtoi se pjesëmarrja e PSD-së ka qenë kërkesë e qytetarëve në tri palë zgjedhje.






