-4.3 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Besa Ismaili: LDK – Rruga e Re me diskursin e vjetër

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili, kandidate e PDK-së për deputete me numrin 41

Diskursi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbi aktivistët e saj të vrarë mbetet i ngujuar në një qasje të vjetër dhe shpeshherë viktimizuese dhe çdo herë përçarëse.

Në vend që të ofrojë një qasje më të drejtpeshuar, e cila do të adresonte një nga plagët më të ndjeshme të së kaluarës sonë të afërt, LDK-ja vazhdon të përdorë këtë temë si një pikë përçarjeje politike për hesape elektorale.

Ajo që bie në sy është se, ndërsa LDK ka qenë e shpejtë në akuzat ndaj disa protagonistëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe individëve brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shumë rrallë ose aspak ka drejtuar gishtin apo dyshime ndaj shërbimeve sekrete serbe, të cilat historikisht ishin mekanizmat e dhunës dhe vrasjeve nga nëntoka për llogari të Beogradit në Kosovë.

Kjo zgjedhje për të krijuar një narrativë të brendshme konflikti midis palëve shqiptare jo vetëm që dobëson unitetin kombëtar, por tregon edhe mungesë strategjie në ndërtimin e një vizioni të ri politik.

Vizion i ri i Lumirit është riciklim i kastës së vjetër, dhe nuk ofron asgjë të re.

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë një platformë të fokusuar në zhvillim ekonomik, reformë institucionale dhe drejtësi për të gjithë, LDK-ja duket se po ngecë në rrëfimin e një periudhe të kaluar, duke mos ofruar zgjidhje konkrete për të ardhmen.

Politika viktimizuese mund të ngjallë simpati përkohësisht, por nuk ndërton besim afatgjatë dhe as nuk kontribuon në transformimin e nevojshëm të shoqërisë kosovare.

Nëse LDK dëshiron të jetë relevante në këtë etapë të re të historisë së Kosovës, duhet të heqë dorë nga narrativat e vjetra të ndërtuara mbi përçarje dhe viktimizime.

Përballja e ndershme me të kaluarën nuk do të thotë të përdorësh viktimat për kapital politik, por të ndërtosh drejtësi dhe pajtim të vërtetë – një drejtim që deri tani LDK duket se ka dështuar ta ndjekë. Ajo nuk u angazhua as për zbardhje të rasteve, as për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Këto ditë të para rë janarit edhe njëherë tregoi se në radar ka angazhimin për përdorimin e këtyre rasteve të ndjeshme dhe jo ndriçimin e tyre dhe as drejtësinë për to. Gjithnjë në mungesë të një politike të re për drejtësi dhe diskurs përbashkues që qartëson dhe nuk turbullon.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit