Arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Mësohet se LDK ka arritur tashmë marrëveshje me PDK-në, në mënyrë që të votohet kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ka njoftuar se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjedhet Kryesuesi i këtij Kuvendi.
Ndryshe, nëse sot nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës atëherë kryeqyteti do të shkonte në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.