9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Martin Berishajt

- Advertisement -

Deputetët e LDK-së Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal ndaj Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Selmanaj një ditë më parë kishte paralajmëruar në Kuvend se këtë do ta bëjë në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

“Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajt, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedoj kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë. Ai ka gënjyer se kompania e tij është mbyllur në vitin 2021, atëherë çfarë ta pyes unë për vitin 2021 e 2022. Ne kishim mandat për vitin 2021-2022. Madje, kur e kam pyetur për vitin 2022, deputeti Haliti ka thënë “zotëri ambasador, mos u përgjigj për gjëra jashtë mandatit”, ia bënte avokatin atij, duke u frikësuar se po i shpëton diçka, por atij nuk po i shpëtojke asgjë, ishte shumë i kthjellët në çdo gjë, edhe në qasje. Prandaj unë mendoj se është në interes të vendit që ai të hetohet për deklarim të rrejshëm”, kishte deklaruara Selmanaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit