Xhudistja kosovare, Laura Fazliu nuk arriti të siguronte medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ajo u mposht nga italiania, Carlotta Avanzato përmes Yukos në finale.
Mirëpo kjo s’do të thotë se Fazliu nuk largohet pa medalje, pasi që ajo ka siguruar atë të argjendtën.
Kosova, tashmë ka grumbulluar 5 medalje në Lojërat Mesdhetare me 1 të artë, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta.






