5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Latifi: Pse ndërkombëtarët nuk po i bëjnë presion Serbisë për situatën në veri?

- Advertisement -

Profesori dhe analisti Blerim Latifi pyet se pse askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Serbisë për situatën e krijuar në veri të vendit.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kjo çka po bën Serbia në veri është e paligjshme, pra thotë se është ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme te shtetit të Kosovës.

“Kjo qa po ndodh në veri, në terma të politikës normale ndërkombëtare quhet ndërhyrje e një shteti në punët e brendshme të një shteti tjetër, kjo cka po bën Serbia.

Pse kurrkush nga Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën Serbisë presion me thanë që kjo cka po bën ti është e paligjshme”.

Ai thotë se ndërkombëtarët ndërhyrjen e Serbisë po e konsiderojnë normale.

“Ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë po e konsiderojnë krejtësisht normale, pothuajse legjitime, këtu është problemi,  nuk ka presion te Serbia. Kam frikë se perëndimi ka arritur në një konsensus të heshtur që serbëve në Kosovë duhet me ju njoft një status i veçantë, special”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit