10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Eliminohet Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit, Portugalia kalon në çerekfinale

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë eliminuar nga Kupa e Botës në 1/16 e finales nga Portugalia e cila triumfoi thellë dhe siguroi “biletën” për çerekfinale.

Kombëtarja iberike triumfoi 6:1 ndaj “helvetikëve” në Lusail Iconic Stadium.

Ramos hapi llogarinë në minutën e 17-të të takimit, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë aspak e favorshme për gol. 16 minuta më vonë, zviceranët i ndëshkoi edhe mbrojtësi me përvojë, Pepe që shënoi me kokë.

Sulmuesi Ramos shënoi sërish në minutën e 51-të, kurse Guerreiro realizoi pas katër minutave golin e katërt.

Zvicra u kundërpërgjigj për ta zbutur avantazhin me mbrojtësin Akanji në minutën e 58-të, por kjo ishte e tëra çfarë bën zviceranët. Nëntë minuta më vonë Ramos kompletoi het-trikun.

Epilogun përfundimtar të takimit e vulosi Leao në minutën e dytë shtesë.

Në këtë sfidë për Zvicrën nga minuta e parë janë në fushë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Minuta pati edhe për Ardon Jasharin i cili u inkuadrua në minutën e 88-të.

Portugalia në çerekfinale do të ndeshet me Marokun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit