Profesori univeristar, Blerim Latifi, ka ironizuar me “veprat mbi Agim Bahtirin” të cilat i ka lajmëruar ky i fundit në mijëfaqe e disa vëllime.
Latifi tha “pak a shumë si Lufta dhe Paqja e Tollstoit.”
Postimi i plotë:
Po pra, së shpejti do të kemi “nderin” t’i kemi në duar pesë libra mbi Agim Bahtirin. Secili vëllim me nga 500 faqe .2500 faqe në total. Pak a shumë sa “Lufta dhe Paqja” e Lev Tolstoit dhe “Kapitali” i Karl Marksit.
Mos të qeshim para kohe.
Kjo punë “kolosale” në “Republikën e Letrave Kosovare” mund të jetë paralajmërim i një epoke të re, me një kult të ri lideri.
Nuk është hera e parë, dhe as do të jetë e fundit, që turmat e çmendura i vendosin në fron palaçot dhe kllounët.
Flitet se Isak Njuton një herë ka thënë: Unë mund të llogaris lëvizjen e trupave qiellorë, por jo edhe marrëzinë e njerëzve.






