Duke folur për “Barça One”, Presidenti i Barcelonës, Yoan Laporta, siguroi lojtarët që ka në dispozicion nuk do të largohen, por nëse dikush dëshiron të përvojë tjetër, klubi i tregon derën.
“Ne jemi një klub që dimë të shesim. Dhe nëse një lojtar dëshiron të largohet, atëherë hapi dyert!… Ne duam ata që duan të qëndrojnë te Barça. Lojtarët vendas kanë një vlerë shumë më të madhe se sa kishin: Cubarsi, Fermín, Gavi, Lamine, Araujo…”
Refuzimi i ofertës për Yamal: “Më kanë ardhur gjashtë muaj më parë për të blerë Lamine Yamal me 250 milionë euro, por unë u thashë jo.
Ai është lojtari më i kërkuar në botë. Cila është vlera e vërtetë e Lamine? Epo, kjo nuk reflektohet në vlerën kontabël. Për fat të mirë, ka tregues, si lista e Forbes, e cila e vlerëson klubin në miliarda, jo se si e vlerësoi vitin e kaluar.”
Politika e klubit: “Ne nuk donim të bënim asnjë shitje, menduam se duhej të konfirmonim ekipin dhe se mund të jepte shumë më tepër se sa dha. Më duket se nuk kemi gabuar plotësisht, Flick po ia del shumë mirë.
Gundogan u largua, por mbërriti Dani Olmo. Lojtarët bëjnë shumë më tepër se vitin e kaluar, fytyrat e Rapihnhas dhe Lewandowskit kanë ndryshuar. Kushdo që dëshiron të largohet, duhet të sjellë një ofertë për atë që ia vlen dhe ne do ta studiojmë gjithmonë.”