Laporta: Reali është kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve

- Advertisement -

Trajneri  i Barcelonës, Joan Laporta, ka akuzuar Real Madridin se ata janë kundër të gjithëve.

“Real Madridi është kundër të gjithëve dhe gjithçkaje. Është e qartë se Real Madridi po e humb të gjithë kredibilitetin dhe prestigjin e tij”, ka thënë Laporta.

“Real Madridi fillimisht kundërshton gjithçka, por në fund i bashkohet shumicës”.

“Sa i përket rastit Negreira, Real Madridi na fajësoi ende pa u gjykuar. Kur të merret vendimi dhe çështja të pushohet, ata do të duhet t’i tërheqin deklaratat e tyre”.

Rasti Negreira lidhet me pagesat që Barcelona u ka bërë për disa vite kompanive të lidhura me Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë.

Çështja ka nxitur dyshime për ndikim të mundshëm në gjykim, ndërsa Barcelona ka mohuar se ka paguar për të përfituar favore nga gjyqtarët.

Të ngjashme

Të fundit