22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Lamtumirë Ismail Kadare, gjeniu i letrave shqip!

- Advertisement -

Ismail Kadare u përcoll sot për në banesën e fundit në Tufinë, ku do të prehet përkohësisht. Siç bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, shkrimtari i madh do të prehet aty përkohësisht, deri kur të jetë gati një banesë e fundit vetëm e tij.

-Homazhet për Kadarenë nisën në orën 09:00 (3 Korrik) në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe zgjatën deri në orën 12:30, kur dhe arkëmorti u nis drejt varrezave të Tufinës. Përcjellja për në banesën e fundit ishte private me kërkesë të familjarëve, ku do të ishin të pranishëm një rreth i ngushtë njerëzish.

-Qytetarë të shumtë dhe personalitete të njohur morën pjesë në homazhet për Kadarenë për t’i bërë nderimet e fundit një shkrimtari të madh.

-Të pranishëm në sallën ishin bashkëshortja e tij, Helena, dy vajzat, Gresa dhe Besiana Kadare si dhe familjarë të tjerë të kolosit të Letërsisë Shqipe.

-Fjalimi i vetëm në homazhet e Ismail Kadaresë u mbajt vetëm nga Kryeministri Edi Rama, një kërkesë kjo e bashkëshortes së të ndjerit, znj.Helena Kadare.

-Në homazhe ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, ministra e deputetë nga Kosova.

-Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit